AktualitetTë fundit

Fëmija 2 vjeç pi raki në vend të ujit dhe vdes në vend

Një gjarje e rëndë  ka ndodhur në Devoll. Fëmija pi raki në vend të ujit, vdes në vend.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sul, Devoll.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.

Mësohet se fëmija ka hapur një bidon gjysmë litri dhe ka kujtuar se ishte ujë ndërkohë që ka gëlltitur raki që i ka shkaktuar asfiksi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Fraksion.com