Berisha: Bardhi të mos i thurë lavde SPAK, por të zbardhë rolin në vrasjen në Elbasan
“Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij”. Kështu i komentoi Berisha deklaratat e Gazment Bardhit në Komisionin e Ligjeve ku pretendoi se socialistët pranojnë propozimet nga grupi i ish kryeministrit. Ndër të tjera, Berisha thotë se Bardhi nuk duhet t’i thurë lavde SPAK, por të zbardhë rolin e tij në ngjarjen e Elbasanit ku u vra Pjerin Xhuvani.
“Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij, unë e kuptoj luftën që bën për të shpëtuar shpirtin, por prapë është i pashpresë. Të zbardhë njëherë, të mos i thurë lavde SPAK-ut, të zbardhë rolin që ka pasur në vrasjen e Elbasanit, Bardhi dhe Balla janë përgjegjës politik për atë gjakderdhje që ndodhi. Të shkojë dhe të japë sqarime”, tha Berisha.
Kujtojmë se në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Berdhi tha se një prej kandidaturave, ai i Simon Mirakës është propozuar nga Berisha.
“Jeni të pafytyrë se keni bërë një betim që nuk votoni asnjë person të propozuar nga non grata, ja tek e keni firmën, sapo votuat një person që është propozuar nga non grata, po ju tregoj se çfarë përfaqësoni ju, ata njerëz që tjetër thoni dhe tjetër bëni. Jeni betuar ju, keni 6 muaj, që do rrëzoni çdo dokument që vjen nga non gratat, shpjegojeni votën tani”, u shpreh Bardhi.
Fraksion.com