Skuadra e Romës kthehet në shtëpi me trofeun e fitores
Pas përfundimit të ndeshjes mbrëmë në Tiranë, në Romë ka pasur festë.
Festa ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit.
Rreth një mijë tifozë prisnin ekipin pas festës në Tiranë.
Avioni mbërriti me vonesë, madje në orën 4.45.
Pellegrini mbante trofeun pranë shoferit, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë shijuan spektaklin e tifozëve.
📍Trigoria 💛❤️
OOOOOOOOOOOOOOLÉ! 🏆 pic.twitter.com/KzlHRCOWjB
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 26, 2022
Por festa nuk mbaroi me kaq, pasi më vonë e gjithë skuadra u ngjit në tarracën e pallatit me pamje nga Piazzale Dino Viola. Secili lojtar parakaloi me trofeun duke lëshuar “olè”-në e tifozëve.
“Ky trofe është për ju, forca Roma!” foli kapiteni Pellegrini. Më pas gradualisht të gjithë lojtarët ngritën kupën para tifozëve, madje edhe trajneri José Mourinho i cili falënderoi tifozët. Festa do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, Roma po organizon një event për një tjetër falënderim për tifozët që i kanë mbështetur gjatë gjithë sezonit.
Fraksion.com