Putin i bën thirrje Forumit Ekonomik Euroaziatik që të zgjedhë partnerët dhe fqinjët “natyrorë” në vend të ekonomive të zhvilluara
Presidenti rus Vladimir Putin u bëri thirrje partnerëve të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik që të zgjedhin partnerët dhe fqinjët “natyrorë” në vend të ekonomive të tjera “të zhvilluara mirë”.
Putin foli përmes lidhjes video në hapjen e forumit të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (EAEU) në Bishkek. Ai shtoi se janë më shumë se 180 projekte me vlerë 300 miliardë dollarë në axhendën e forumit të EAEU.
EAEU është një bashkim ekonomik i ekonomive post-sovjetike i iniciuar nga Rusia në 2015 për të krijuar një treg të vetëm për Rusinë, Bjellorusinë, Kazakistanin, Armeninë dhe Kirgistanin.
Fraksion.com