“Oda e Hasanbeut, u mbështet nga qeveria”; Rama: Në Mullet, një tjetër bujtinë mes natyrës
Qytetarët e Tiranës dhe turistët e huaj tashmë kanë një tjetër stacion ku mund të kalojnë fundjavat dhe pushimet e tyre.
Në Mullet të Tiranës mes natyrës së mrekullueshme ndodhet “Oda e Hasanbeut”.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale foto nga bujtina “Oda e Hasanbeut”.
Kreu i qeverisë shkruan se, “Oda e Hasanbeut” nisi fillimisht si një restorant në Tepelenë, e më pas u kthye në bujtinë edhe në periferi të kryeqytetit, falë mbështetjes së qeverisë përmes AZHBR.
“Në Mullet të Tiranës ju pret mes natyrës së mrekullueshme “Oda e Hasanbeut”, e nisur fillimisht si një restorant në Tepelenë, e që u kthye më pas në bujtinë edhe në periferi të kryeqytetit, falë mbështetjes së qeverisë përmes AZHBR”, shkruan Kryeministri Rama.
Agroturizmi është kthyer në një formë e shkëlqyer biznesi për të mbajtur njerëzit në fshat dhe për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm në zonat rurale. Interesimi për të bërë investime të tilla ka ardhur gjithnjë në rritje në zonat rurale.
Fraksion.com