“Kam takuar dy grupe të tjera të opozitës, në ditët në vijim…” Balla i përgjigjet Alibeajt për 71 votat
Kreu i Grupit të PS Taulant Balla, në një komunikim për mediat i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj, i cili tha se mazhoranca nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur presidentin e ri.
Balla tha se PS e ka legjitimiteti dhe se Alibeaj e ka shumë gabim, ndërsa shtoi se shqiptarët meritojnë një president mbi palët.
“Ne nuk do të propozojmë emër deri të dielën, me shpresën që grupi i opozitë do ta ushtrojë këtë të drejtë. Historia e propozimeve në ajër nuk ka pasur dhe nuk ka efekt. Nuk kemi marrë propozim shkresor dhe nuk kemi pasur mundësi të shprehemi. Palët po marrin pjesë në proces për shkak të përgjegjësisë”, u shpreh Alibeaj.
Pyetje: Alibeaj tha se nuk i keni 71 vota çfarë përgjigje keni?
Balla:“Ne shqiptarët na besuan 78 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, por këto nuk u arritën të konfiguroheshin në mandate për shkak të problematikave. PS jo vetëm që ka legjitimitetit dhe numrat por do të punojmë brenda Kuvendit që të arrijmë të sigurojmë më shumë se votat që kemi të dhëna nga shqiptarët, në kuptimin që 74 ka grupi parlamentar i PS, pastaj me radhë edhe grupet e tjera. Kam komunikuar me dy grupet e tjera të opozitës me të cilët do të vijojmë në ditët në vijim që ky dialog konstruktiv të vazhdojë. Në ditët në vijmë do të vijojmë në mënyrë që ky dialog konstruktiv brenda Kuvendit të vijojë. Kësaj historisë që tjerr Alibeaj se PS nuk e ka legjitimiteti e ka shumë gabim dhe ne i kemi numrat, pra të mos shkojë dëm gjithë kjo përpjekje, por ju do të jeni dëshmitarë.
Fraksion.com