AktualitetBota+Të fundit

Guvernatori ushtarak: 4 të vrarë nga bombardimet në rajonin e Kharkiv

Të paktën katër persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në granatimet e qendrave rajonale në zonën e Kharkiv, sipas Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale.

Në një mesazh të postuar në kanalin e tij Telegram të enjten, Syniehubov u kërkoi banorëve të qëndrojnë në strehimore gjatë shkëmbimeve të vazhdueshme të zjarrit midis forcave ukrainase dhe ruse.

“Luftet më intensive po ndodhin në rajonin e Izium. Forcat ruse po përpiqen të përmirësojnë pozicionet e tyre strategjike në zonën e Izium dhe të rinovojnë ofensivën e tyre në Sloviansk”, tha ai.

Syniehubov shtoi se një numër qytetesh të tjera janë granatuar në 24 orët e fundit, duke përfshirë Pyatyhatky, Balakliya, Tsyrkuny dhe zonën Chuhuyiv.

 

Fraksion.com