“Berisha non-grata”; Zekthi thotë se ka fakte, përplaset me Lubonjën: Hë mo? Ça informacionesh ke?
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News 24 të gazetares Eni Vasili, analisti Fitim Zekthi është shprehur se shpallja e Sali Berishës non-grata nuk është një konspiracion, por sipas tij është bërë nga informacione që janë mbledhur nga struktura të besueshme amerikane.
Në debat është përfshirë dhe analisti Fatos Lubonja, i cili shtroi pyetjen se përse këto institucione nuk kanë vepruar dhe për politikanë të tjerë në vend (duke përmendur Edi Ramën), por kanë vepruar vetëm në rastin e Berishës.
Pjesë nga debati:
Zekthi: Berisha thotë se këtë e ka bërë një konspiracion ndërkombëtar, e kam çuar çështjen në Paris dhe Parisi do vendosë. Diskuri që përdor Berishës është i padrejtë dhe nuk përdor asnjë fakt. Berisha thotë jam pro-amerikan, s’kemi prish asgjë, është marrëdhënie personale, është ambasadore sovjetike…
Zekthi: E kam bërë
Lubonja: Ca të ka dalë?
Zekthi: Më ka dalë që vendimet që merr sekretari amerikan i shtetit nuk merren nga llafe shteti
Lubonja: Nga kush? Hë mo, nga kush?
Zekthi: Sekretari i shtetit kur merr vendim për non-grata e merr nga informacione që vijnë nga FBI, etj… ky është informacioni, ju s’keni asnjë informacion që është konspiracion. S’bëj komplote kundër Berishës
Lubonja: Unë kam dhe informacione nëse do ti, por pyetja që bëj unë është që, je nga ata që beson se Rama është i korruptuar? Që ka vjedhur votat?
Zekthi: Absolutisht po
Lubonja: Pse këta që përmende nuk shohin këtë, por shohin atë që ndodh para 8 vitesh?
Zekthi: E shoh unë këtë, mbase e bëjnë më vonë, se di… por them se është e besueshme që konspiracionin s’ka arsye për ta marrë të mirëqenë. Unë e kam me të pavërtetën
Lubonja: Mirë mo mirë, po s’na the të vërtetën.
Fraksion.com