Berisha në krye të PD/ Zheji: Ndërkombëtarët nuk kanë ndryshuar qëndrim; Andi Bushati: Berisha e shpëtoi opozitën nga të qenit kukull
I ftuar në emisionin “Open” në News24 me Eni Vasilin, analisti Artur Zheji ka folur në lidhje me marrëdhëniet e Partisë Demokratike pas zgjedhjes së kryetarit Sali Berisha, referuar edhe faktit që është një figurë politike e shpallur non grata nga SHBA.
Ai tha se ndryshe nga çfarë mendohej, edhe pas zgjedhjes së Berishës në krye të PD, ndërkombëtarët janë koherent në qëndrimet e tyre.
“Nuk ka shpresë reale që provokon rotacion, eskalone të dyta nuk dimë kush janë protagonistët e fuqishëm që po prodhon PD. Ndahen në besnikë e më shumë besnikë por nuk shohim figura.
Ndërkombëtarët janë koherent në qendrimet e tyre ndryshe nga çmendohet se pas ardhjes së Berishës në krye të PD do të ndryshonte qëndrimi.
Është një lojë e hapur, palët qendrojnë koherent. Doktori i ka sfiduar që do jem i fuqishëm edhe pse jam non grata, do jem në krye të PD. Ndërkombëtarët mbajnë qendrimin e tyre në lidhje me këtë.
Ndërkohë, analisti Andi Bushati, është shprehur se sipas tij opozita ka shpëtuar nga një kurth që synonte ta kthente në një opozitë kukull.
“Sinjale që ndërkombëtarët po izolojnë PD. Pyetja është: A shpëtoi me Berishën PD-ja nga izolimi. Po të kthejmë filmin shohim që pati një plan kryesisht të organizuar nga Yuri Kim për ta katandisur opozitën në një grup dordolecësh. Ta ndash partinë nga votuesit e vet. Të bësh një opozitë kukull që e përdor qeveria dhe nuk e voton masa. Nga ky izolim opozita shpëtoi. A do ketë një rrethim Berisha tani, kjo pritet të shihet”, tha ai.
Fraksion.com