AktualitetSportTë fundit

Roma-Feyenoord; Mbërritja e të famshmëve në Tiranë

Kapiteni legjendar i Romës Romës Francesco Totti ka mbërritur në Tiranë për të parë finalen e madhe.

Legjenda e Italisë ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar mesditën e sotme pak orë para finales së madhe ndaj Feyenoord që do të luhet në “Air Albania”.

Në Tiranë kanë mbërritur edhe Vinsent Kandela dhe Luixhi Di Biaxho. Totti gjithashtu është një nga të ftuarit special të UEFA-s që janë 1070 gjithsej dhe do të konsumojë po ashtu edhe një darkë me ushqime tradicionale shqiptare.

Sonte në orën 21:00 është finalja Europiane e Conference League. Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar, pasi për herë të parë në vendin tonë luhet një finale europiane. Sot priten të vijnë mbi 70 mijë tifozë të tjerë, ndërsa po vijnë nga aeroporti i Rinasit, Porti i Durrësit dhe rrugët tokësore. Mësohet se po vijnë tifozë holandezë edhe nga pika e Hanit të Hotit e Muriqanit për të parë ndeshjen në kryeqytet.Mijëra tifozë nga Italia dhe Holanda tashmë kanë mbushur rrugët e qytetit dhe e gjithë paraditja e sotme ka qenë një festë me muzike e pije.

800 të ftuar VIP të UEFA-s, rreth orës 20:00 do të hyjnë nga pjesa ballore e stadiumit “Air Albania”, ku gjithçka është gati për t’i mirëpritur, për të ndjekur ndeshjen finale të UEFA Conference League. Në këtë listë janë drejtues të 55 vendeve të futbollit, janë personalitete të ndryshme. Edhe Kryeministri Rama do të jetë në stadium. Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit janë akredituar më shumë se 300 gazetarë që do të komentojnë këtë finale, duke i bërë kështu një promovim të jashtëzakonshëm vendit tonë

Mbrëmja e kaluar ishte e vështirë pasi pati incidente dhe tensione në të gjithë kryeqytetin. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, u plagosën 10 efektivë e 4 tifozë dhe u dëmtua një automjet policie. Në Spitalin e Traumës u paraqitën 30 të lënduar, nga të cilët 20 ishin policë. Pasi morën trajtim mjekësor, të gjithë dolën nga spitali.

Ndërkohë u shoqëruan 60 persona, 48 tifozë të  Romës 12 të Feyenoord. Përplasja nisi në rrugën ‘Mustafa Matohiti’, një prej zonave më të frekuentuara për jetën e natës në kryeqytet, ku 200 tifozë ultras të Feyenoord përdorën shkopinj dhe gurë ndaj uniformave blu. Pavarësisht ndërhyrjes së efektivëve, tifozët e Feyenoord nuk u qetësuan, duke u nisur me shkopinj drejt zonës së stadiumit. Ndërsa një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, lëvizën në drejtim të urës së Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe u përplasën me shërbimet e Policisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj.

Ndërkohë i plagosur mbeti edhe shqiptari 45-vjeçar i identifikuar me inicialet A.G. Fillimisht i raportua se shqiptari u godit nga tifozët holandezë, porpronari i lokalit ‘Europa Caffe’ ku ka ndodhur ngjarja, ka treguar për median italiane ‘La Repubblica’ që 45-vjeçari është goditur gabimisht me karrige nga miku i tij.

 

Fraksion.com