AktualitetPolitikëTë fundit

Meta e Yuri Kim në Forumin Ballkanik për trafikimin e qenieve njerëzore: Viktimat të mos trajtohen vetëm si burim provas

“Forumi i Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, bëri bashkë sot në një takim Presidentin e Republikës Ilir Meta si edhe ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Në fjalën e tij, Meta kërkoi nga institucionet të rrisin vigjilencën dhe të parandalojnë trafiqet e qenieve njerëzore. Ndër të tjera Meta kërkoi që viktimat e trafiqeve të trajtohen si qenie njerëzore, e jo si burim provash.

“Është shumë e rëndësishme që strukturat kriminale të goditen, shoqëruar kjo edhe me një fushatë ndërgjegjësimi në komunitetet më vulnerabël.
Kërkohet hetim, ndjekje penale dhe dënim për trafikantët, përfshirë edhe çdo zyrtar bashkëpunëtor, sipas parashikimeve të Kodit Penal.

Nevojitet përmirësim i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme, sigurimi i identifikimit fillestar dhe referimi i menjëhershëm i viktimave apo viktimave të mundshme pranë shërbimeve përkatëse.

Në të gjitha rastet e trafikimit duhet të zbatohen një numër parimesh të pacenueshme: Viktimat e trafikimit duhet të identifikohen si viktima të krimit; Atokurrsesinukduhet të trajtohen si kriminelë, apo si bashkëpunëtor të tyre; Ato nuk duhet të trajtohen vetëm si burim provash.

Ato janë qenie njerëzore, dhe ne duhet të mbrojmë të gjitha të drejtat dhe integritetin e tyre, pasi mënyra se si ne reagojmë ndaj këtij fenomeni tragjik, përcakton standardet e shoqërisë dhe të shtetit tonë.

Qeveritë,  bashkësitë fetare, bizneset, shoqëria civile në mënyrë të veçantë, tëgjitha këto, pra në të gjitha fushat e jetës kanë një rol shumë të rëndësishme për të luajtur në këtë luftë, e cila është për lirinënjerëzorë nëradhë të  parë. Liria ka rëndësi, sepse njerëzit kanë rëndësi!” -u shpreh Meta

 

Fraksion.com