AktualitetSportTë fundit

Media italiane: Tifozët e Romës kanë vjedhur thikat nëpër restorantet në Shqipëri për tu bërë gati për përleshje

Tifozët e Romës po vjedhin thika nëpër restorantet në Shqipëri dhe më pas do të jenë gati për tu përleshur me grupet e tifozëve të Feyenoord-it! Kështu shkruajnë mediat italiane, duke ju referuar burimeve të tyrë nga kryeqyteti shqiptar.

Sipas mediave italiane, tifozët e Romës kanë vjedhur thikat e mishit nëpër restorante që më pas do t’i përdorin për përleshje.

Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, u plagosën 10 efektivë e 4 tifozë dhe u dëmtua një automjet policie.

Në Spitalin e Traumës u paraqitën 30 të lënduar, nga të cilët 20 ishin policë.

Pasi morën trajtim mjekësor, të gjithë dolën nga spitali. Nga ana tjetër, 80 tifozë janë kthyer në Itali, me anije nga Durrësi, për shkak të sjelljeve të dhunshme.

 

Fraksion.com