Mbrëmje historike në Tiranë; Roma dhe Fejnordi po luajnë finalen e madhe të Ligës së Konferencës
Roma dhe Fejnordi po luajnë finalen e madhe të Ligës së Konferencës, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të ngrenë trofeun më të ri në Europë në qiellin e Tiranës. Roma ka kaluar në avantazh, duke shënuar ndaj Feyenoordit me ‘fantazistin’ Nikolo Zaniolo.
Verdhekuqve iu mungon një finale europiane prej 31 vitesh të cilën për herë të fundit e humbën kundër Inter në UEFA Cup, ndërsa këtë radhë do të kërkojnë një fund të lumtur.
Nga ana tjetër, holandezët mbërrijnë në finalen e Tiranës me një rekord prej tre fitoresh në finalet që kanë luajtur dhe do të mundohen të mbesin besnikë të kësaj statistike.
Sakaq, trajnerët përkatës kanë përzgjedhur formacionin titullar me Jose Mourinhon që ka ulur në stol Marash Kumbullën, lojtarin që luan në shtëpinë e tij. Ndërkohë, italianët në sulm i udhëheq Tammy Abraham (9 gola të shënuar), i cili në krahun tjetër ka një duel me Cyriel Dessers (10 gola të shënuar) nga i cili tekniku Arne Slot nuk heq dorë.
Formacionet zyrtare:
Roma: Rui Patricio, Karsdrop, Mancini, Ibanez, Smalling, Zaleëski, Zaniolo, Pellegrini, Cristante, Mkhitaryan, Abraham
Feyenoord: Bijloë, Malacia, Senesi, Trauner, Geertruida, Til, Aursnes, Kokcu, Sinisterra, Dessers, Nelson
Trofeu i UEFA Europa Conference League është 57.5 cm i gjatë dhe peshon 11 kg. Skuadra fituese do të marrë gjithashtu me 40 medalje ari ndërsa nënkampionët do ntë mjaftohen me 40 medalje argjendi. Fituesit gjithashtu fitojnë një vend në fazën e grupeve të UEFA Europa League 2022/23, nëse nuk janë kualifikuar për Ligën e Kampionëve të UEFA-s përmes kompeticionit të tyre vendas.
Fraksion.com