AktualitetPolitikëTë fundit

Finalja e Conference League, Rama: Sot priten mbi 20 mijë vizitorë të tjerë

Gjatë ditës sotme në Tiranë pritet të vijnë mbi 20 mijë vizitorë të tjerë, të cilët do të ndjekin finalen e UEFA Conference League, midis “Romës” dhe “Feyenoord”-it, që do të luhet sot në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili ndau në rrjetet sociale pamje nga mbërritja e tifozëve që do të ndjekin ndeshjen e sotme.

“Shqipëria mirëpret nga ajri dhe deti mysafirët e finales evropiane, sipas një protokolli me standardet më të larta të sigurisë, që mban në gatishmëri të gjitha strukturat doganore e policore në Rinas dhe Durrës dhe natyrisht në Tiranë. Gjatë ditës së sotme priten mbi 20.000 vizitorë të tjerë”, u shpreh Rama.

Finalja e UEFA Conference League “Roma” – “Feyenoord” do të luhet sot në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Të dy skuadrat mbërritën dje në Tiranë, ndërkohë që rrugët e qytetit janë mbushur me tifozët e dy skuadrave duke krijuar një atmosferë festive.

 

 

Fraksion.com