AktualitetTë fundit

Vrau kolegun në komisariat; Dëshmia e policit: Çaush Saliasi nuk punonte dhe më….; Autori kurohej me ilaçe për depresionin

Polici  25-vjeçar Ludjan Zaimiqëlloi mbrëmë me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç.

Ndonëse u qëllua 6 herë, kolegët kishin shpresa se Saliasi do të jetonte dhe në pamjet e siguruara nga mediet duket se në gjendje paniku përpiqen ta fusin në makinën e policisë dhe ta çojnë me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Ndërkohë  është zbardhur dhe dëshmia e autorit, Ludjan Zaimi i cili vrau kolegun e tij, Çaush Saliasi.

Mësohet se Ludjan Zaimi ka deklaruar se kolegun e tallte.

“Ai s’punonte, ai pinte, ai më shante”, mësohet të ketë thënë autori.

Nga hetimet paraprake se autori rezulton se kurohej me ilaçe degresive.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:20 në ambientet e brendshme të komisariatit, konkretisht në zyrën e instruktazhit, pak para se të merrnin turnit. Ata janë konfliktuar edhe më herët, teksa referuar dëshmisë së 25-vjeçarit, thotë se e qëlloi “pasi e tallte prej kohësh”.

Zaimi ka 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, e ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me Uniformat blu.

Gjatë mbrëmjes së shkuar, në komisariatin Nr. 3 mbërriti edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, si edhe një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.

Komisariatet e Policisë javëve të fundit janë shndërruar në skena krimi.

Ngjarja e së hënës pason një tjetër ngjarje kriminale brenda Komisariatit. Bëhet fjalë për vetëvrasjen e ndodhur në Komisariatin e Kavajës u vetëvra Ilvi Meta, teksa në atë të Kamzës iu vu flaka gjatë tentativës së arratisjes.

Kjo është ngjarja e dytë e shënuar brenda pak orëve, ku protagonistë kanë qenë efektivët e policisë. Në Kombinat, efektivi i FNSH-së në gjendje të dehur ka qëlluar me armë 60-vjeçarin Murteza Lika, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Punonjësi i policisë është i shoqëruar në ambientet e komisariatit për t’ju nënshtruar veprimeve hetimore.

Për dy ngjarjet e ndodhura mbrëmjen e shkuar, AMP ka ngritur dy grupe të posaçme hetimore për zbardhjen e ngjarjeve ku janë të përfshirë punonjës policie.

 

Fraksion.com