AktualitetSportTë fundit

Tifozët holandezë rrahin qytetarin, dërgohet me urgjencë në spital

Tifozët e dehur holandezë nisin sherret nër rrugët dhe lokalet e Tiranës.

Rasti i fundit ndodhi në afërsi të kafe ‘Europa’ ku një grup tifozësh rrahën rëndë një qytetar i cili ra pa ndjenja në trotuar.

Ai është dërguar me urgjencë në spital pas politraumës që ka pësuar nga goditjet.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila është përpjekur të vërë rregull dhe qetësi.

Ende nuk dihet nëse janë shoqëruar tifozët që shkaktuan dhunë.

Gjatë ditës së sotme janë raportuar disa raste të kësaj natyre.

Edhe te 9 katëshet 8 tifozë holandezë u përleshën me dy të rinj shqiptarë. Noa.al

 

Fraksion.com