Përplasje mes tifozërive dhe Policisë. Shkon në gjashtë numri i efektivëve të plagosur
Policia e Tiranës me FNSH po shpërndajnë tifozët e Feyenoord në Tiranë, ku gjendja në disa zona ka agravuar me përplasje mes tifozë e efektivëv.
Deri tani kanë shkuar për ndihmë mjekësore të lënduar me shishe, gurë e shkopinj nga përplasjet me tifozët e Feyenoord, 6 punonjës policie të patrullës së përgjithshme dhe shqiponjave.
Ka incidente me tifozët në Tiranë. Në rrugën ‘Mustafa Matohiti; janë rreth 200 tifozë me shkopinj e gurë dhe po përplasen me policinë është dëmtuar një polic deri tani.
Policia i ndaloi i ktheu mbrapa se ishin nisur për në stadium para stadiumit ku janë tifozët e Romës. Situata është vënë nën kontroll ndërkohë që forcat e policisë kanë shoqëruar disa prej tifozëve problematikë. Grupi i tifozëve vijoi përplasjen me policine te ura e Drejtorisë së Policiseë Tiranë, ku u dëmtua edhe një punonjës policie.
Përplasje ka patur para Kryeministrisë te Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, Drejtoria e Policisë së Tiranës, pranë rrugës ‘Myslym Shyri’ si dhe te Hotel ‘Hilton’, pranë ‘Pallatit me Shigjeta’ ku ndodhen të akomoduar lojtarët e Feynoord.
Të pajisur me gur dhe sende të forta në duar, tifozët nga Rotterdam tentuan të shkojnë drejt atyre të Romës, pranë stadiumit ‘Air Albania’, por u ndaluan nga policia dhe u shpërndanë në disa lagje të kryeqytetit.
Fraksion.com