AktualitetSportTë fundit

Përplasje mes tifozerive dhe Policisë: Dy efektivë të plagosur; Përplasje edhe pranë Hotel Hilton ku qëndron ekipi i Feyenoord

Policia ka filluar të shoqërojë tifozët që kanë shkaktuar incidente në Tiranë.

Incidente të shumta janë shënuar sot (e martë) në mbrëmje mes tifozerive të Fejnord, Romës nga njëra anë dhe Policisë nga ana tjetër një ditë para finales së Ligës së Konferencës.

Më problematikët duket se kanë qenë tifozët holandezë, veçanërisht ata që janë grumbulluar që prej ditës së djeshme në Rrugën Mustafa Matohiti, poshtë shtëpisë së kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Policia bëri të ditur se rreth orës 21:00 dhjetra tifozë u përplasën me policinë, çka detyruan uniformat blu që të ndërhynin për ti shpërndarë.

Një pjesë e tyre iu drejtuan kryeministrisë ku edhe aty pati tensione me policinë. Më herët në një prej lokaleve pranë ushtarit të panjohur, një tifoz i Fejnord në gjendje të dehur goditi një të ri dhe sherri më pas degjenoi në përdorimin e karrigeve.

Ndërkohë që një tjetër incident, këtë herë me tifozët e Romës u shënua pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë te ura e Lanës. Një makinë u shkatërrua gjatë këtij incidenti.

Përplasja e tretë u regjistrua pranë Hotel Hilton në kryeqyteti, ku është akomoduar ekipi i Feyenoord, pranë Pallatit me Shigjeta ka incidente.

Tifozët holandezë u  përplasen me policinë edhe te zona e ’21 dhjetorit’ pranë Inxhinierisë, ku tifozët holandezë për t’i shpëtuar policisë janë përpjekur të futen në një autobus aty pranë. Por policia ka shoqëruar disa prej tyre.

Tifozët holandezë kanë shkatërruar një makinë policie gjatë incidenteve në Tiranë.

Policia bëri të ditur se si pasojë e këtyre përplasjeve janë plagosur dy efektivë, teksa ende nuk ka informacion për personat e shoqëruar.

 

Fraksion.com