Opozita dorëzon kërkesën për Komision Hetimor për investimet strategjike
Opozita dorëzon kërkesën për Komision Hetimor për investimet strategjike.
Deputetët Gazment Bardhi tha se shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët dhe miqtë e Edi Ramës.
“Ligji për investimet strategjike u shndërrua nga Qeveria në ligj për abuzimin me pasuritë publike. Bashkë me një grup kolegësh dorëzuam sot kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar mënyrën e zbatimit të ligjit për insvestimet strategjike. Shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij”, tha Bardhi.
Fraksion.com