AktualitetPolitikëTë fundit

Korrupsioni me pronat, kush është drejtuesja e Agjencisë së Pronave që u shkarkua nga Rama

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja foli sot për zyrtarë të korruptuar të Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Ai tha se drejtuesja e këtij institucioni Jonida Baçi u shkarkua para pak ditësh me propozim të atij vetë nga kryeministri Edi Rama. Ministri shtoi se ka edhe zyrtarë të tjerë të nivelit drejtues të implikuar në korrupsion.

“Kur flas për zyrtarë të lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, sigurisht e kam fjalën për drejtuesin e këtij institucioni, e cila është u shkarkuar para pak ditësh me propozimin tim nga kryeministri vetë, por edhe për zyrtarë të tjerë të nivelit drejtues në atë agjenci”, tha Manja.

Ndërkohë i pyetur për besimin te SPAK, ministri u shpreh: Lidhur me bashkëpunimin me SPAK, unë sigurisht e vlerësoj maksimalisht punën e Prokurorisë së Posaçme në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“E kam përshëndetur punën e mirë të SPAK-ut dhe të ditëve të fundit. Kam besimin e plotë se SPAK ka vetëm jo kapacitetet e duhura hetimore për ta çuar në fund këtë proces, por edhe shumë procese penale të tjera të nisura në Shqipëri, sepse SPAK-u tani është një strukturë që në 2 vjet e gjysmë jetë ia ka dalë të bëhet partneri më i besueshëm për agjencitë ligjzbatuese homologe në Europë. Një erë e re kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka filluar tashmë në Shqipëri dhe unë besoj që nuk do të ndalohemi”, deklaroi Manja.

 

Fraksion.com