AktualitetPolitikëTë fundit

Kishte planifikuar takim me deputetin e PD-së, Belind Këlliçi, shoqata Vatra anulon aktivitetin

Shoqata e komunitetit shqiptar në Amerikë “Vatra” ka njoftuar sot se ka anuluar takimin me deputetin e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

E parashikuar që të zhvillohej sot, ajo është shtyrë pa një datë tjetër.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta Dielli, organ i shoqatës Vatra.

Vatra

Njoftimi

 

 

VATRA NJOFTIM MBI TAKIMIN ME DEPUTETIN KËLLIÇI

Të nderuar vatranë, media, miq, të ftuar, anëtarë të komunitetit shqiptaro -amerikanë. Ju njoftojmë se takimi më deputetin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë z. Belind Këlliçi planifikuar të zhvillohej ditën e martë në Selinë qëndrore të Vatrës anulohet për arsye objektive (koha e limituar).

I kërkojmë ndjesë vatranëve, të ftuarve dhe miqve tanë të shumtë për këtë ndryshim të jashtëzakonshëm të axhendës.

Në respektin dhe besimin e mirëkuptimit dhe vlerësimit tuaj të veçantë.

Grupi organizator.

 

Fraksion.com