AktualitetNATO/BETë fundit

Haavisto: Finlanda dhe Suedia do të dërgojnë delegacione në Ankara

Finlanda dhe Suedia do të dërgojnë delegacione në Ankara nesër në përpjekje për të zgjidhur kundërshtimin turk ndaj kërkesave të tyre për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s, tha ministri i jashtëm i Finlandës Pekka Haavisto.

“Ne po dërgojmë delegacionet tona për të vizituar Ankaranë, në fakt edhe Suedinë dhe Finlandën.

Kjo do të ndodhë nesër, kështu që dialogu po vazhdon”, tha Haavisto gjatë një paneli diskutimi në Davos, raporton Reuters.

 

Fraksion.com