Frika e përplasjes së tifozërive, kordonë policie në “Bllok”
Sa më shumë afron ora drejt finales së Conference League që do mbahet në Tiranë, aq më shumë ka tension.
Policia e shtetit shqiptar, në mënyrë që të shmangë përplasjet mes tifozëve të Romës dhe Feynoord, ka krijuar një kordonë sigurie. Bëhet fjalë për zonën e Bllokut, vend tejet i preferuar nga lojtari i 12-të.
Kujtojmë se incidentet në ditën e sotme kanë qenë të shumta dhe kanë filluar që prej mbërritjes së tifozërive në vendin tonë. Finalja Roma-Feyenoord do luhet në Air Albania (E mërkurë, 21.00).
Fraksion.com