AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Rama: Shkolla e Tapizës kushte më të mira për 371 nxënës

Në kuadër të Programit të Rindërtimit një tjetër shkollë do të mirëpresë nxënësit e saj me kushte të transformuara.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga shkolla 9-vjeçare në Tapizë të Krujës punimet për të cilën janë drejt përfundimit dhe që do të jetë gati në sezonin e ri shkollor.

Rama shprehet se 371 nxënës e 72 vogëlushë do të kenë kushte shumë më të mira se më parë.

“MIRËMËNGJES , dhe me një tjetër shkollë të rindërtuar, në Tapizë të Krujës, që në sezonin e ri do të presë me kushte shumë më të mira se më parë 371 nxënës e 72 vogëlushë, të cilin ndjekin ciklin parashkollor të kopshtit, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama.

 

Farksion.com