Ministria e Mbrojtjes e MB: Numri i të vdekurve rusë në Ukrainë “i ngjashëm” me luftën sovjetike në Afganistan
Rusia “ka pësuar një numër të ngjashëm të vdekjeve” në tre muajt e parë të pushtimit të saj në Ukrainë me atë të Bashkimit Sovjetik gjatë nëntë viteve të luftës në Afganistan, tha të hënën Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
“Një kombinim i taktikave të dobëta të nivelit të ulët, mbulimi i kufizuar ajror, mungesa e fleksibilitetit dhe një qasje komanduese e cila është e përgatitur për të përforcuar dështimin dhe gabimet e përsëritura ka çuar në këtë shkallë të lartë të viktimave, e cila vazhdon të rritet në ofensivën e Donbasit.” tha ministria në një përditësim të inteligjencës.
E marta shënon tre muaj që kur Rusia nisi sulmin e saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt. Pushtimi sovjetik i Afganistanit zgjati nga dhjetori 1979 deri në shkurt 1989.
Numri zyrtar i vdekjeve sovjetike gjatë Luftës në Afganistan ishte rreth 15,000 ushtarë. Në mars, zyrtarë të lartë të NATO-s vlerësuan se deri në 15,000 ushtarë rusë mund të jenë vrarë në Ukrainë vetëm brenda një muaji.
Fraksion.com