AktualitetPolitikëTë fundit

Menaxhimi i Butrintit, Zhupa vesh bluzen e personalizuar në Kuvend: Historia nuk jepet me koncesion!

Deputetja demokrate, Ina Zhupa është ndër zërat më kritik për “Butrintin” pasi ka pasur përplasje të ashpra me ministren e Kulturës Elva Margariti. Sot do të votohet projektligji për “Butrintin” që do të kalojë në administrimin e një fondacioni shqiptaro-amerikan, ndërsa Zhupa ka zgjedhur të shkojë në parlament e veshur me një bluze të personalizuar.

Në bluzen e saj shkruhet: “Historia nuk jepet me koncesion”, e shoqëruar me një foto nga parku i Butrintit. Ndër të tjera, Zhupa shtoi se lidhur me këtë projekt nuk kanë marrë mendimin nga asnjë arkeolog, ndërsa nuk kanë as aprovim nga UNESCO.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com