AktualitetPolitikëTë fundit

“Ku je”; Balla thirje SPAK- ut për Berishën: Për ca biznese boronicash… Pse nuk po e ndjek këtë rast?

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka akuzuar kryetarin e PD, Sali Berisha dhe familjarët e tij për pastrim parash.

Balla tha se SHBA i ka shpallur non grata, ku i akuzon për korrupsion. Ai ftoi SPAK-un dhe të gjitha institucionet përkatëse që të hetojnë dhe të dalin në përfundimet e duhura.

“Sot është 23 maj, 30 vite nga momenti tragjik i Falcones. Shqipëria ka nevojë për Falcone. Nëse do të kishim dhe shpresoj t’i kemi në ditët, javët, muajt që pasojnë as Berisha dhe askush tjetër nuk i dërdëlliste shqiptarëve sot për çështje korrupsioni. I fundit në 31 vite pluralizëm në Shqipëri që të ngre gishtin dhe të sulmojë kolegët është Sali Berisha. Nuk ka në këtë sallë dhe as në politikën shqiptare nivelin e Berishës që të jetë shpallur non grata për shkak të korrupsionit në nivel të lartë, për pasurimin e njerëzve të tij të afërt.

Thotë fjalë për fjalë shpallja non grata nga SHBA. Kur Berisha të ngre akuzën për korruspion, ta injorojmë të gjithë. Sali Berisha duhet të sqarojë korrupsionin e vet. Arsyet se përse SHBA-të kanë mbërritur në këtë përfundim. Është dështimi i të gjitha institucioneve shtetërore, nga tatimet, te pastrimi i parave, tek krimi ekonomik, prokuroria speciale se si ka mundësi që e gjithë Shqipëria e di që Berisha është pronari “de facto” e një televizioni që shoqëron Berishën edhe kur shkon në tualet. Kjo a mund të na shqetësojë të gjithëve? Ku është pastrimi i parave? Pse nuk hetohet. AMA e ka shumë të kontrolluar fushën e veprimit. Nuk kontrollon dot paratë se ku i merr ky televizion. Tatimet, meqenëse doli skandali i pagave. I patë pagat në atë televizion. Pse mendoni që drejtuesi i atij televizioni paguhet me 500 mijë lekë të vjetra. S’ka dështim. Ai vjen dhe dërdëllis, ngre gishtin. Ai ka në SHBA, djalin, vajzën, të arsyetuar se përse. Si ka mundësi që kanë ato paga.

Pastrimin e parave e thash, tatimet e thashë, t’i kontrollojnë si ka mundësi që kanë ata pagat. Për të mos thënë më pas për ca biznese boronicash që s’e di ku ka humbur rrugën SPAK-u se gjë më të pastër se ajo nuk ka. Shkon merr një biznes, një pronë me 10 lekë dhe shkon e shet me 100 lekë, 90 lekëshi është pastrimi i parave. Ku je SPAK, pse s’e çon në fund atë dosje. Pastrimin e parave e thash, tatimet e thashë, t’i kontrollojnë si ka mundësi që kanë ata pagat. Për të mos thënë më pas për ca biznese boronicash që s’e di ku ka humbur rrugën SPAK-u se gjë më të pastër se ajo nuk ka”, tha Balla.

 

Fraksion.com