AktualitetTë fundit

KPK shkarkon nga detyra prokuroren Elveta Murra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokuroren Elveta Murra.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit për Elveta Murra, me detyrë prokurore në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Trupa Gjykuese e përbërë nga  Etleda Ciftja, Pamela Qirko, Roland Ilia pasi analizoi provat dhe faktet vendosi, shkarkimin nga detyra të prokurores Elveta Murra.

Prokurorja Elveta Murra iu nënshtrua vetingut për vlerësimin e kriterit të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesionale me 10 maj, por nuk arriti të bindi trupën gjykuese të KPK-së.

Elveta Murra e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1985. Ajo punon prej më shumë se tre dekadash si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Elbasan.

 

Fraksion.com