“Gomari shkrimtar”; Nënkryetari i Kuvendit Gjekmarkaj, -Shehut: Dyrdyli e paska nxjerrë preshin nga “shishja”
Pas reagimit të fundit të Shehut, Gjekmarkaj i është përgjigjur përmes një postimi në Facebook, teksa shkruan se “Dyrdyli e paska nxjerrë preshin nga “shishja” për ta përdorur atë si pendë që jep shpresë për të ardhmen”
“E paska lënduar “plagën” së dyti, një heroizëm që ai e bën për Doktorin e vërtetë herë pas here. Të dy bashkë po e udhëheqin “revolucionin” drejt fitores, drejt së nesërmes. Për t’i dëftuar trimëri Doktorit e për të shqiptuar fjalën euro nuk i merret goja qerratait!!”, shkruan ai.
Më herët Tritan Shehu iu përgjigj deklaratës së djeshme të Gjekmarkajt duke thënë se “si deputet nuk më duket shpresëdhënës, jo vetëm për mungesën e plotë të etikës”.
Më tej ai shprehej se “në lidhje me vendosjen e emrit tim të deformuar nëpër ato, dëshiroj t’i them se nuk më shqetëson aspak me ato zhurma ‘breshërie mitralozi’ që publikon edhe në adresën time, njëlloj si tingujt që nxirrte “Gomari shkrimtar’”!
Fraksion.com