AktualitetPolitikëTë fundit

“E akuzoi për bashkëshortin dhe vëllain”; Spiropali- Berishës: I njoh sa e kanë rrogën, jo si ti që nuk njeh baxhanakun

Pas akuzave të Berishës për korrupsion të bashkëshortit dhe vëllait të Elisa Spiropalit, ka reaguar sërish ministrja e Shtetit.

“Djali I tij (I Berishës) financon portale që nxjerrin këto lajme (akuzat për vjedhjet në Dogana). Vjen e lexon këtu si fakt. Unë e njoh kush është vëllai im, sa e ka rrogën, ku punon, ku jeton. E njoh bashkëshortin tim, si jeton, ku punon. Njoh kunatën time. Nuk jam nga ata që nuk njohin baxhanakët. Unë mbaj përgjegjësi për të gjithë ata. Një cent të qytetarëve nuk e kanë përfituar njerëzit e mi. çmund të thuash për të tutë Sali? Jam kaq serbes. Nuk kam për tu intimiduar. I bëj thirrje insituticioneve të shohin me rradhë familjarët e tu dhe ty sepse historia të del ndryshe”, tha Spiropali.

 

Fraksion.com