AktualitetPolitikëTë fundit

Dendias: Nisim shpejt procedurat për abrogimin e ligjit të luftës!

Çështja e ligjit të luftës me Greqinë shumë shpejt drejt zgjidhjes. Kështu premtoi në vizitën e tij në Tiranë, kryediplomati grek Nikos Dendias, i cili tha se do të nisin procedurat për abrogimin e ligjit, i cili daton që nga viti 1940.

Kryediplomati i jashtëm grek, Nikos Dendias u shpreh se abrogimi i ligjit të luftës është diçka që palët duhet të shkëputen dhe për këtë duhet të nisin procedurat sa më shpejt. Ndërsa për pronat e çamëve në Greqi tha se kjo çështje nuk ekziston, por mund do të çojë në pasoja të shumëfishta.

“Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë, madje abrogimi i ligjit të luftës është diçka që duhet të shkëputemi, e të bashkëpunojmë që pikat historike për abrogimin e tij të përmbyllen sa më shpejt të jetë e mundur.

Ne duhet të diskutojmë për çështje praktike që kanë të bëjnë me palën greke dhe ne nuk mendojmë se gjërat janë fiks sic paramendohen. Kjo do na çojë në pasoja të niveleve të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë itinerarin tuaj në Evropë.  Ne konsiderojmë se minoriteti grek në Shqipëri por edhe komuniteti shqiptar në Greqi përbën urë lidhëse mes vendeve, ndaj diskutuam për këto grupe dhe kuptoj mirë çështjen e pensioneve, me shumë njerëz që kanë kontribuar në ekonominë tonë.

Takova dhe anëtarë të minirotitetit grek të Himarës që më dhanë zërin për problematikat e tyre. Kisha nderin të takoj dhe kryepeshkopin e Tiranës dhe Durrësit dhe në marrëdhëniet tona është e rëndësishme se iu referuam tregtisë dypalëshe, ekonomisë dhe si të thellojmë marrëdhëniet tona. Kjo do të thotë se ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike.  Diskutuam për çështje me energjetikën, për luftën në Ukrainë që Shqipëria po e menaxhon me Këshillin e Sigurisë. Doja të përgëzoja Shqipërinë si vend anëtar që të integrohet në BE, ka adoptuar vendimet e BE dhe mendoj se mund të jetë shembull dhe për vendet e tjera që nuk ndjekin taktikën shqiptare që të jetë e harmonizuar me pozicionet e familjes europiane. Falenderojmë Shqipërinë për kandidaturën që ka dhënë për periudhën 25-26. Për prespektivën europiane të Shqipërisë, Greqia e mbështet tërësisht nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Dendias.

 

Fraksion.com