AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Rama dhe “peng Basha” politizuan AMA-n!; Spiropali: Je i lumtur që munde PD, ndjesë pastë…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në Kuvend se Rama dhe ‘peng Basha’ siç e quajti paraardhësin emëruan në krye të AMA-s njerëzit e tyre të besuar.

Sipas Berishës në këtë institucion duhet të kishte drejtues të pavarur.

Edi Rama dhe peng Basha emëruan kryetar dhe zv kryetar njerëzit më të besuar të tyre. Në vend që ai instuticion të drejtohej nga përfaqësues të pavarur të mediave, është e kotë të diskutosh se kur ndonjëherë nuk ka pasur shkallë eksptreme politizimi, megjithë kërkesën insistimet e mediave, e ndërkombëtarëve që ky instuticion të jetë i balancuar, më i pavaruar dhe i paanshëm. Do ndalem në gjendjen e dramatike për mediat dhe fjalën e lirë në Shqipëri. Narkoshteti është shteti shtypës i individeë, të drejtave dhe lirisë së mediave në veçanti. Janë të zakonshme aktet banditeske ndaj gazetarëve. Janë të zakonshem sulmet agresive staliniste të qeveritarëve ndaj mediave që shkruajnë kundër tyre. Dy janë armiqtë e fjalës së lirë në Shqipëri, njëri quhet Edi Rama, i cili përveç sjelljes së dhunshme verbaleve, sulemeve të gazetarëve për shkak të pyetjeve që i bëjënë. Dënon të gjitha portalet që nuk i nënshtrohet atij dhe ushtron presion mbi pronarë të mediave, kur linjat e tyre editorial nuk përputhen me qeverinë. Me fjalroin e tij, ai është bërë i fashmën dhe në Europë me ndëshkimin që u bën gazetareve me pyetjet që nuk i pëlqejnë. Kur gjyshja i thoshte mos u zgërdhi, ai i thotë gazetarit kështu më ka thënë gjyshja. Njeri me kulturë mizerabël, pasuria e tij bazohet në thirrmat e kinostudios Shqipëria e Re dhe në librinin e Nastradinit. Po kaq armik i fjalës së lirë është dhe Erion Veliaj që përbën variantin më të shëmtuar të zyrtarit. Të dy këta vijnë nga George Soros. Kemi të bëjmë me një situatë dramatike. Denoncoj shkelejt e rënda dhe i bëj thirrje gazetarëve për një aleancë të re, të bëjmë gjithçka për transparencë të plotë dhe për t’i dhën duart këtij regjimi.”, tha Berisha.

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali iu përgjigj kreut të PD-së, Sali Berisha pas akuzave të tij për gjendjen e mediave në Shqipëri.

Duke folur në Kuvend ajo tha se Berisha është i fundit që mund të flasë për mediat, pasi ka provuar që për veten dhe familjen e tij është i gatshëm ti vërë zjarrin vendit.

Doktor, mendon se je zgjedhur dje në krye të PD, në fakt ngjan si një rrugë qorre që ngado t’i biesh, nuk të nxjerr askund. Ke marrë me vetë ata që të ndjekin dhe i ke mbyllur çdo shteg PD. Ti për veten tënde, ti je i gatshëm të djegësh jo partinë për Shqipërinë. Kur del e flet ti për lirinë e medias,përmed Edi Ramën si në shkelës së mediar. Ka ikur koha kur gazetarët plagoseshin në protestë, qëkur Berisha iku si kryeministër. Tv iu viheshin shiritat, kjo ka kaluar me perëndimin tënd dhe me ikjen nga pushteti. Të gjitha të zezat që i kanë ndodhur medias, janë pjesë e dëmkës tëndes. Është e habitshme si mund të flitet për një politiziim të AMËS, ku kryetarja ka 10 vite pa shkelur në selinë e PS. Nënkryetaren e sollët ju si propozim, Ju keni bëme shumë të rënda në raport në media. S’dua të flas për Krasniqin se puna e saj flet vet, kj punë këtu që ngrihet një njeri i damkosur. Me një entuziasëm, mundi partinë e tij, a mund të gëzohet një njeri që ka mundur partinën e tij. A doli Luli dhe tha beteja të reja na presin. Për të fituar beteja në një parti që ka 31 vjet që sundohet prej teje. Mir që na ke lënë, por këta që janë gjallë pse të ndjekin nga pas. Ku ka sot kundërshtar më të mirë për ty se ne. Ku ta gjejmë tji kemi ju përballë por nuk e meriton Shqipëria këtë fytyrë dhe katandisje. Ju jeni fabrika më e madhe e lajmeve të rreme këtë ven, përdorni kërbaçin, gjakun që keni derdhur për të financuar portale e gazeta. Sipas një raporti të BE për lirinë e medias, problem më i madh këtu është dizenfermimi për shkakun tuaj.Ndjesë pastë pushteti juaj.”, tha Spiropali.

 

Fraksion.com