“Detyrimi i parlamentit është t’i japë legjitimitetin e duhur atij që do të jetë President i Republikës. Detyrimi ynë është sot, çfarë kemi bërë ne? Në mënyrën më fisnike kemi marrë pjesë në proces, kemi dhënë kontributin tonë për një president që të jetë mbi palët”, tha Alibeaj.
“Nuk ka nevojë të jetë tango, duhet të jetë president i shqiptarëve”, shtoi ai, duke reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit Rama po pas seancës plenare.