Aksidenti në superstradën Lezhë-Shkodër, Policia jep detaje: 20-vjeçarja humb kontrollin dhe del nga rruga, ndërron jetë 73-vjeçari, plagosen tre pasagjerët
Policia ka dhënë versionin zyrtar të aksidentit të ndodhur në superstradën Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Dajç”. Burime zyrtare bëjnë të ditur se 20-vjeçarja F. B., ka humbur drejtimin e mjetit e si pasojë ka dalë nga rruga.
Nga ky aksident humbi jetën një e moshuar dhe mbetën të plagosur dy prindër dhe vajza e tyre.
Fiona Behri 20 vjeçe, dyshohet se ka humbur drejtimin e mjetit ‘Renault’ e për pasojë ka dalë nga rruga.
Policisë saktësoi se mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:00, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Dajç”, vajza 20 vjeçe, banuese në Shkodër, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga.
Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja Ikbale Kraja, 73 vjeçe, pasagjere në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim edhe 3 pasagjerët e tjerë, burrë e grua Artur Behri 53 vjeç, Ardita Behri 43 vjeçe dhe vajza e tyre, Olsa Behri 19 vjeçe.
Grupi hetimor në vendngjarje tha se po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Fraksion.com