Aksident i frikshëm në aksin Lezhë-Shkodër, shoferi dhe pasagjerja dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të Balldrenit.
Dy automjetet janë aksidentuar mes tyre dhe si pasojë e goditjes së fortë njëra nga makinat ka dalë jashtë rrugës duke përfunduar në një parcelë.
Burime bëjnë me dije se një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e këtij aksidentit.
Lezhë /Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Lezhë – Balldren, janë përfshirë në një aksident automobilistik 2 automjete me drejtues shtetasit E.Gj dhe F.Gj.
Për pasojë, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi E.Gj. si dhe pasagjerja E.Gj., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Fraksion.com