“Rama nuk heq dorë nga atletet”; Fotot që shpërthejnë rrjetin: Zbret i vetëm në Bulevard për të pritur Michel
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel. Në orën 10 e 15 të paradites së sotme kreu i qeverisë ka dalë në Bulevard për të pritur mikun krejt i vetëm.
Ndërkohë qarkullimi është bllokuar në Bulevard, i cili shihet i zbrazët.
Ai shihet në fotot e bëra nga LSA i paduruar teksa pret i pashoqëruar zyrtarin Europian, i veshur me kostum zyrtar dhe atlete të zeza dhe kravatë me ngjyra. Pas pritjes në ambientet e jashtme të Kryeministrisë, Rama bashkë me Michel janë futur në godinë për të vijuar takimin kokë më kokë.
Fraksion.com