I vihet tritol biznesit të policit në Shkodër, digjet edhe autobusi pranë lokalit
Një sasi tritoli është vendosur në derën e lokalit të efektivit të policisë, Ndrek Rrasa, në Shkodër.
Përveç lokalit, është djegur edhe mjeti tij, i cili ishte i parkuar pranë lokalit.
Rrasa ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte dhe nuk e di se kush mund të ketë vendosur tritol në biznesin e tij.
“Nuk kam konflikte me persona të tjerë dhe nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vënë tritolin apo se kush e ka djegur autobusin”, mësohet të ketë thënë efektivi 46-vjeçar.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 në fshatin Grudë e Re dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.
Fraksion.com