AktualitetPolitikëTë fundit

Hapja e negociatave me BE-në, Rama: Nuk ndahemi nga Maqedonia e Veriut deri sa…

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk do të ketë ndarje nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit Europian, përderisa ka akoma mundësi që Bullgaria të hapë rrugën dhe deri në një vendim të fundit të Këshillit Europian.

Këtë qëndrim Rama e shprehu në konferencën e përbashkët me Presidentin e KE Charles Michel.

“Ajo që ne do të bëjmë është ajo që thashë. Ne nuk kërkojmë të ndahemi nga Maqedonia e Veriut për sa kohë ka akoma hapësirë të mendohet se Bullgaria mund të hapë rrugën.

Bëmë dhe një konsultim kombëtar ku përfshimë qytetarët e vendit për të dhënë opinion dhe ishin thuajse gjysmë milioni shqiptarë që u shprehën që nëse edhe me përmbylljen e Presidencës franceze kjo çështje nuk do të mbyllej, atëherë ne jemi në të drejtën tonë që të dalim nga rrezja e konfliktit që Bullgaria ka hapur me RMV dhe do t’i drejtohemi patjetër të gjithëve. Unë e kam parë të qartë që ky do jetë qëndrimi ynë, por deri në fund kur të bëhet mbledhja e Këshillit Europian, qëndrimi ynë është që të hapen negociatat për të dyja vendet”, tha Rama.

 

Fraksion.com