AktualitetPolitikëTë fundit

“Ardian Dvorani dhe Ina Rama kandidatë për President”; Berisha: Janë subjekt ndjekjeje penale për veprimtarinë e tyre në detyrë

Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur për qëndrimin e tij ndaj dy emrave që mund të vijnë si propozim nga maxhoranca Ardian Dvorani dhe Ina Rama, tha se që të dy pa përjashtim janë subjekt ndjekjeje penale për veprimtarinë e tyre në detyrë. Sipas Berishës, Ardian Dvorani është simbol i korrupsionit më të nxirë të gjyqësorit.

Sa i përket Ina Ramës ai theksoi se ajo ka kryer një veprimtari antikushtetuese e cila nuk parashtrohet kurrë.

“Që të dy pa përjashtim janë subjekt ndjekjeje penale për veprimtarinë e tyre në detyrë. Ardian Dvorani ka fshehur 82 mijë euro. Dvorani ka kontratën e apartamentit për 92 metër katrorë në një kohë kur apartamenti na rezulton 128 metër katrorë. Ardian Dvorani ka deklaruar se Albtelecom i ka paguar 17 mijë euro të detyrimeve që ky kishte për apartamentin e tij dhe mbrapa Albtelecomi ky si relator apo gjyqtar ka dhënë 9 vendime kundër agjencive shtetërore në favor të Albtelecomit, për t’i shpërblyer 17 mijë euro. Ai është simbol i korrupsionit më të nxirë të gjyqësorit. Ina Rama mori pjesë aktive në puçin që dështoi më 21 janar. Ajo ndërmori një akt të dekapitimit të Gardës, të zinxhiri të komandës që dështimi i fazës së parë të kishte sukses në fazën e dytë. Ka kryer një veprimtari antikushtetuese e cila nuk parashtrohet kurrë. Këto janë komentet e mia për të dy këta”, tha Berisha.

 

Fraksion.com