“U ngritëm si njerëz të lirë”; Berisha takim me demokratët e Korçës
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, ish-kryeminstri Sali Berisha zhvilloi sot një takim me demokratët e Korçës, nga ku hodhi akuza ndaj qeverisë duke kërkuar largimin e saj.
“Nuk ka asnjë vend në rajon me pasuritë e mëdha që ka Shqipëria. Fati i saj i keq është kjo qeverisje që duhet ta largojmë sa më parë”, tha Berisha.
Berisha ripërsëriti akuzat e tij ndaj Soros, kur tha se kërkon t’i emërojë kryetarin PD-së.
“Demokratët u kërcënuan që mos t’i bashkoheshin Foltores! Ne u ngritëm si njerëz të lirë”, tha Berisha.
Fraksion.com