Shefi i OBSH-së: Fola me ministrin e Jashtëm rus për aksesin e sigurt të ndihmës në zonat e rrethuara në Ukrainë
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të enjten se ai foli me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov për aksesin e sigurt në zonat e rrethuara në Ukrainë.
“Fola me ministrin e Jashtëm Lavrov për pjesëmarrjen e Rusisë në çështjet globale të shëndetit, punën me OBSH-në dhe situatën shëndetësore në Ukrainë”, shkroi Tedros në Twitter.
“Kam kërkuar qasje të sigurt në Mariupol, Kherson, Zaporizhzhia Jugore dhe zona të tjera të rrethuara për të ofruar ndihmë shëndetësore,” shtoi ai.
Që nga 10 maji, OBSH ka verifikuar 200 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë që nga fillimi i luftës, tha Tedros, duke i kërkuar Rusisë “të ndalojë këtë luftë”.
Duke folur nga Kievi më 10 maj, pasi kaloi dy ditë në Ukrainë, Tedros tha se ishte “thellësisht i prekur” nga ajo që kishte parë dhe dëgjuar.
Spoke with Foreign Minister Lavrov about 🇷🇺's participation in global health matters, work with @WHO & the health situation in #Ukraine. I requested safe access to Mariupol, Kherson, Southern Zaporizhzhia & other besieged areas to deliver health aid. Civilians must be protected.
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) May 19, 2022
Fraksion.com