AktualitetTë fundit

Operacioni i SPAK në disa qytete: Lëshohen 32 masa arresti, 10 të arrestuar deri tani

Një aksion për të goditur botën e krimit të organizuar po zhvillohet nga SPAK, në disa qytete të vendit.

Burime bëjnë me dije se janë lëshuar 32 urdhër-arreste, ndërsa deri tani janë ekzekutuar 12 masa.

Në krye të aksionit të SPAK për t’u arrestuar është i shumëkërkuari Talo Çelo, i cili u lokalizua me anë të përgjimeve në një nga vendqendrimet e tij, por nuk është arritur që të arrestohet ende.

Dëshmia e Nuredin Dumanit dhe mikut të tij Henrik Hoxhajt, ka vendosur autoritetet në lëvizje dhe kanë firmosur në total 32 urdhër-arreste dhe 15 urdhër-kontrolle. Dumani, sipas gazetares ka zbuluar të dhëna të sakta për bosë të bandave kriminale në disa qytete të Shqipërisë, më konkretisht, Tiranë, Fier, Lezhë dhe Elbasan.

Si pjesë e 32-urdhër arresteve të SPAK, mësohet se në kërkim janë edhe Ervis Martinaj, Suel Çela, Kamer Mehja, Fatos Gogo. Sokol Sanxhaktarit dhe Henrik Hoxhaj u janë komunikuar masat e arrestit në qeli.

Burimethonë se janë 6 muaj hetime intensive nga SPAK, për të goditur 4 grupe kriminale, dhe mbi të kërkuarit rëndojnë akuza shumë të rënda për vrasje, drogë, rrëmbim personi e shantazh, ndërsa arrestimet janë dhënë më urdhër të GJKKO-së.

Dyshohet se deklarimet e Nuredin Dumanit, janë përputhur me provat e SPAK për goditjen ndaj botës së krimit të organizuar. Kjo pasi në momentin e arrestimit të Nuredin Dumanit, në Fier, pas atentatit ndaj Talo Çelës, në telefonin e tij janë gjetur të dhëna që i kanë shërbyer porkurorisë. Aksioni i SPAK po zhvillohet në bashkëpunim mes FNSH dhe Renea-s.

Mes të arrestuarve ka edhe zyrtarë si dhe efektivë të policisë të cilët dyshohet se dekonspironin operacionin.

Deri më tani 10 persona, 2 prej të cilëve në Tiranë .

Personat të cilët pritet të arrestohen janë të dyshuar si anëtare të grupeve kriminale që drejtojnë qytetin e Elbasanit dhe disa oficerë të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupet kriminale duke shpërdoruar detyrën.

 

Fraksion.com