“Ina Rama kandidate për president”; Emrat e mundshëm që do propozohen nga Alibeaj
Një nga emrat që mund të propozohet nga grupi deputetëve të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, është ish-kryeprokurorja Ina Rama!
Mediet bëjnë me dije se në tentativën e tyre për të propozuar një president që është i shqiptarëve dhe i asnjë partie, Alibeaj do të propozojë ish-kryeprokuroren e Përgjithshme. Rama ka qenë një nga “armiket” e Sali Berishës, ku ky i fundit nuk i ka kursyer etiketimet kundrejt saj si “puciste dhe lavire bulevardi” menjëherë pas ngjarjeve të 21 janarit.
Rama është një nga emrat e përfolur, pas Visar Zhiti, Neritan Ceka dhe Dashamir Shehi, ky i fundit emër i sjellë në tryezë nga ‘Aleanca për Ndryshim’ i Fatmir Mediut dhe Agron Dukës.Lidhur me kandidatura, sot Alibeaj do të mbledhë në orën 12:00 grupin parlamentar për t’i informuar mbi ecurinë e procesit për përzgjedhjen e presidentin e ri dhe negociatat me mazhorancës. Dje palët arritën dakordësinë që në dy raundet e ardhshme, të dytin dhe të tretin do të jetë opozita ajo që propozon kandidatët dhe më pas socialistët.
Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj ora 18:00.
Raundi i parë dështoi pa asnjë emër konkret për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Ndonëse nuk kishte asnjë kandidat për t’u votuar, sipas Kushtetutës së Shqipërisë ky quhet si një raund votimi i ezauruar për t’ia lënë vendin katër raundeve të tjera.
Fraksiobn.com