Aksident tragjik në aksin Milot- Mamurras: Humb jetën 56-vjeçarja, ishte nisur drejt Rinasit me vajzën dhe mbesat
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin e autostradës Milot- Mamurras.
Një taksi e cila po udhëtonte në drejtim të Rinasit ka dalë nga rruga duke u përplasur me një objekt, për pasojë një person ka humbur jetën gjatë rrugës në spital.
Në mjet udhëtonin 56-vjeçarja, vajza e saj 30 vjeç dhe dy mbesat e mitura.
Autoambulanca e Laçit pas aksidentit ka dërguar të plagosurit për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa gjyshja nuk ka mundur të shpëtojë.
Viktima është identifikuar si Prena Gjetani 56 vjeç nga Fushë Miloti. Polici po heton shkaqet e plota të këtij aksidenti.
Fraksion.com