AktualitetTë fundit

8 grupe kriminale të shkatërruara; Kraja: Ndaj të arrestuarve do të nis hetimi financiar

Për të kërkuarit nga SPAK, Arben Kraja tha se do të bëhen edhe hetimet financiare të nevojshme për të gjithë ata që do t’i nënshtrohen procedurave ligjore.

Do të bëhen të gjitha hetimet financiare të nevojshme, ne e kemi filluar këtë punë dhe do e vijojmë deri në fund. Kushdo që do ketë në përdorim pasuri të paligjshme, do t’i nënshtrohet procedurave ligjore të ligjit antimafia”, tha Kraja.

Ndër të tjera, theksoi se në operacion ka qenë e përfshirë Byroja e Hetimit, ndërsa më 25 qershor pritet të përfundojë trajnimi edhe për grupin e dytë të hetuesve e tjerë.

“BKH ka qenë shumë e përfshirë, grupi që ka kryer hetimet ka qenë e përbërë nga 3 prokurorë, 4 oficerë hetues të Byrosë së Hetimit dhe përfaqësuesit e drejtorisë së policisë së shtetit. Sa i përket kur do të përfundojë plotësimi i BKH, është në proces. Me 25 qershor mbarojnë trajnimin dhe pas asaj date janë të gatshme për të vijuar punën”, tha Kraja.

 

Fraksion.com