“Zelensky është rus, s’mund të jetë president i Ukrainës”; Eksperti i përgjigjet mediave ruse: Pasaporta e publikuar…
Pretendimet se presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky është në të vërtetë rus, duke hedhur dyshime mbi përshtatshmërinë e tij për presidencën, janë vërtetuar tashmë si të rreme.
Në prill, një imazh i një pasaporte ruse që përshkruan një të ri Volodymyr Zelensky u përhap në aplikacionin e mesazheve Telegram, së bashku me pretendimet e rreme se, si shtetas rus, Zelensky nuk ishte i përshtatshëm për të qenë në krye të Presidencës ukrainase.
Historia është trajtuar nga të paktën dy media ruse.
Megjithatë, nuk ka asnjë provë që Zelensky është shtetas rus. Imazhi i pasaportës është i rremë dhe fotografia e Zelenskit ishte e përpunuar.
Hetuesi Max Bernhard ka gjetur prova të tjera se pasaporta ishte false.
Bernhard zbuloi se data e lëshimit nuk përputhej me informacionet e tjera në pasaportë dhe duket se është krijuar duke përdorur një pjesë të softuerit që gjeneron pasaporta të rreme ruse.
Fraksion.com