Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s priti në takim Kryeministrin e Gjeorgjisë
Të mërkurën (18 maj 2022) Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u takua me Kryeministrin e Gjeorgjisë Irakli Garibashvili për një takim dypalësh. Ata diskutuan luftën e Rusisë ndaj Ukrainës dhe implikimet e saj rajonale.
Sekretari i Përgjithshëm theksoi se Gjeorgjia është një nga partnerët më të ngushtë të NATO-s dhe se të gjithë aleatët mbështesin fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë.
Ai gjithashtu përshëndeti aspiratat euro-atlantike të Gjeorgjisë dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme politike dhe praktike të NATO-s për Gjeorgjinë.
Fraksion.com