AktualitetPolitikëTë fundit

Presidenti i ri, Berisha: Negociatat Balla-Alibeaj një farsë

Sot5 u tha se mazhoranca dhe Enkelejd Alibeaj, përfaqësuesi i PD, arritën në një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri, ku deri në raundin e tretë duhet të jetë opozita ajo që të propozojë emrin e Presidentit.

Por Sali Berisha tha se kjo është një farsë që po zhvillon Rama me opozitën farse.

“Ju ftoj të merrni pjesë në procesin e votimit për kryetar të PD, të votoni të lirë në ndërgjegjen tuaj. Të votoni për të bërë kontrastin më të madh midis procesit tuaj, burra dhe gra, djem dhe vajzave me ideale të larta fisnike dhe farsës së turpshme që po zhvillon Rama me opozitën farse për zgjedhjen e presidentit të ri. I cili duhet të jetë një njeri i nderuar dhe meriton të zgjidhet jo me një farsë por me një procedurë dinjitoze siç e përcakton kushtetuta e vendit”, tha Berisha

 

Fraksion.com