“Kjo zonja guvernatore që i lejon vetes…”; Berisha sërish sulme ndaj ambasadores Kim: Kur të cënojnë dinjitetin, duhet të luftosh vetë
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit në Berat me mbështetësit e tij, ka sulmuar sërish ambasadoren Yuri Kim, duke ritheksuar se sipas tij ajo ka ndërhyrë në proceset zgjedhore të PD.
“Unë atë betejë po e bëja personale dhe e kam një koncept, po të cënuan dinjitetin duhet të luftosh vetëm, dhe unë e kam bërë e kam sfiduar në gjykatë, është kryediplomat i botës dhe unë e kam çuar në gjykatë, kam kërkuar transparencë dhe kam bërë shumë për transparencë.
Sot në mënyrën më antikushtetuese, qoftë për atë të Shqipërisë dhe SHBA, ambasadorja është përpjekur të dëmtojë këtë lëvizje në çdo hap të saj… dhe tani në 100 vjetorin e marrëdhënieve tona mund të them se keqardhja ime është kjo, janë 3 vetë që kanë dëmtuar më shumë se kushdo këto marrëdhënie, Soros, Rama dhe kjo zonja guvernatore që i lejon vetes, e ndjen veten që mund të ndërhyjë në procese gjyqësore, që thërret gazetarët dhe u thotë censuroni në mënyrë të paimagjinueshme duke shkelur kushtetutën vendit të saj. Kur ndërhyn në gjykata dhe censur, shkel ligjet tona dhe të SHBA dhe konventat ndërkombëtare”, tha Berisha.
Fraksion.com