Ushtria e Ukrainës punon për të evakuuar ushtarët e mbetur të Azovstal
Ushtria e Ukrainës ka thënë se po punon për të evakuuar të gjitha trupat e mbetura nga fabrika e çelikut pas muajsh bombardimesh.
“Garnizoni “Mariupol” ka përmbushur misionin e tij luftarak,” tha në një deklaratë shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës.
“Komanda supreme ushtarake urdhëroi komandantët e njësive të vendosura në Azovstal për të shpëtuar jetën e personelit… Mbrojtësit e Mariupolit janë heronjtë e kohës sonë,” shtoi ai.
Rreth 600 trupa mendohet të kenë qenë brenda fabrikës së çelikut.
“Ne shpresojmë se do të jemi në gjendje të shpëtojmë jetën e djemve tanë,” tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një fjalim herët në mëngjes.
“Ka mes tyre të plagosur rëndë. Ata po marrin kujdes. Ukraina ka nevojë për heronj ukrainas të gjallë.
Fraksion.com